Policia e Kosovës po heton një rast të vdekjes së një mashkulli nga Podujeva, shkruan IndeksOnline.
I njëjti dje ka ndërruar jetë duke udhëtuar me veturë për në perëndim.
Sipas raportit të PK-së, viktimës për një moment i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë.
“Podujevë, 09.08.2021-06:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë me familjen e tij duke udhëtuar me veturë për në perëndim, për një moment i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.