fbpx

Polici në Veri i gjuan dy persona me armë, Inspektorati Policor jep detaje

nga Revista Kosovarja

Në Mitrovicë të Veriut raportohet se mbrëmë ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku është përfshirë një zyrtar policor.

Zyrtari policor që po dyshohet për këtë rast, jashtë detyrës zyrtare ka gjuajtur në drejtim të dy personave.

Zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Arbër Beka e ka konfirmuar rastin.

Ai tha se “IPK është njoftuar për këtë rast dhe hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes”.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju konfirmojmë se IPK është njoftuar për këtë rast dhe se hetuesit tanë janë në vendin e ngjarjes. Veprimet tjera do të ndërmirren në koordinim me prokurorin kompetent dhe autorizimet ligjore të IPK-së”, ka thënë Beka për Express


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]