fbpx

Policia jep detaje për vdekjen e një të moshuari në Skenderaj, trupi iu gjet në një mal që u përfshi nga zjarri

nga Revista Kosovarja

Një 77-vjeçar është gjendur i vdekur në një mal të përfshirë në zjarr në fshatin Rezallë të Skenderajt pasditen e së hënës.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Ai ka thënë se trupi është gjetur nga familjarët e tij.

“Rreth orës 18:00, është raportuar se në fshatin Rezallë të Skenderajt, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull i moshës 77 vjeçar. Bazuar në informatat e para, bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga familjaret e tijë në një zonë mali që ishte kapluar nga zjarri”, thotë ai.

“Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes”.

Trupi i viktimës, sipas Zahitit, është dërguar për obduksion në institutin mjeko-ligjor.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]