Policia në Klinë ka arrestuar dje një person të dyshuar se ka bërë dallavere me listat e veteranëve.

Policia gjatë kontrollit në shtëpinë e tij ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, disa dokumente – certifikata, vërtetime dhe aplikacione të veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së, disa kartela identiteti me një pasaportë të shtetit të Greqisë, si dhe disa kopje të letërnjoftimeve të personave të ndryshëm që kanë përdorur dokumentet e falsifikuara, me qëllim të realizimit të pensionit ‘veteran i UÇK-së’.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

MUND TË JU PËLQEJNË