fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Policia u sulmuan nga persona me të kaluar kriminale, detaje nga incidenti në veri

nga Revista Kosovarja
1 javë më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Policia e Kosovës doli me detaje të reja sa i përket incidentit në Bistricë të Leposaviqit, ku u detyruan të shtënë me armë zjarri drejt një veture, pasi ajo nuk është ndalur për kontroll.

Përmes një njoftimi Policia e Kosovës thotë se pas veprimeve hetimore janë identifikuar dy persona të dyshuar që kanë rrezikuar jetën e policëve.

Sipas verifikimeve nga organet e sigurisë të njëjtët kanë rezultuar me përfshirje në veprimtari të ndryshme kriminale.

Personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast sipas të dhënave rezultojnë të jenë persona me të kaluar kriminale dhe të përfshirë në dhjetëra veprave penale dhe kundërvajtje si:

I dyshuari mashkull kosovar me iniciale (D.S. 1991), dyshohet të jetë i përfshirë në mbi 80 vepra penale, nga to i dyshuar edhe për vepra penale si; vrasje, detyrim, armëmbajtje pa leje, sulm, pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, kanosje, vjedhje e rëndë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, grabitje etj., etj. I njëjti ka kryer edhe mbi (20) kundërvajtje.

Po ashtu, i dyshuari tjetër mashkull kosovar me iniciale (M.D. 1985), dyshohet të jetë i përfshirë në 17 vepra penale, nga to i dyshuar edhe për vepra penale si; vrasje, shtrëngim, armëmbajtje pa leje, vjedhje e rëndë, lëndim i rëndë trupor, kalim i paautorizuar i kufirit, manipulim me prova etj, etj. I njëjti ka kryer edhe (3) kundërvajtje.

Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, ofrimit të sigurisë ndaj qytetarëve pa dallim, si dhe parandalimit të veprimtarive të ndryshme kriminale.

Ndryshe gjatë së dielës një veturë gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës, duke rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë, të cilët për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri.

Incidenti ndodhi pasi Policia e Kosovës kishte vendosur një pikë kontrolli për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike, por edhe për të parandaluar krimin dhe kontrabandën.

Autoritetet e rendit thanë se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkaq përveç hetimeve për rastin, PK ka njoftuar edhe Inspektoratin Policor për procedura të mëtejme.

Ndërkaq, sipas të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë serbe nga ky incident ka mbetur i plagosur një serb.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se dy personat që ishin në veturën në fjalë, qëllimisht goditën automjetin e Policisë së Kosovës.

“Jemi të brengosur thellë për incidentin e fundit në Leposaviq. Dy persona me veturë tentuan t’i shmangen postbllokut policor. Ata kanë goditur me dashje veturën e Policisë së Kosovës dhe kanë vënë në rrezik jetën e policëve”.

Sipas Sveçlës policët u detyruan të shtiejnë në drejtim të kësaj veture për të neutralizuar situatën.

“Policët e PK-së janë detyruar të qëllojnë në drejtim të automjetit për të neutralizuar situatën”, shtoi ai.

Ministri i Brendshëm tha se Inspektorati Policor i Kosovës është duke zhvilluar një hetim për ngjarjen.

“Dua të jem i qartë: asnjë formë dhune ndaj policisë sonë nuk do të tolerohet”, vijoi tutje Sveçla.

Sipas tij mbrojtja e qytetarëve dhe zbatimi i ligjit është prioriteti ynë kryesor.

Ndërkohë e ashtuquajtura zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë tha se një pjesëtar i komunitetit serb është plagosur nga të shtënat e policisë.

Shefi i kësaj zyreje Petar Petkoviç tha se i plagosuri M.D. është transportuar me urgjencë në spitalin e Kralevës, në jug të Serbisë. Ai tha se njësitë policore kanë qëlluar mbi makinë me të cilën po udhëtonin dy qytetarë serbë “vetëm sepse ata nuk kanë dashur të lejojnë që policia t’i keqtrajtojë pa asnjë arsye”.

Nga ana tjetër Lista Serbe ka kërkuar largimin e njësive Speciale nga zonat e banuara me shumicë serbe.

 


Etiketa: policiasulmiLeposaviq

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

RTK reagon pas veprimit të aktivistit të PSD’së

59 minuta më parë
Aktuale

Ambasadori Hovenier është fascinuar me punën që zhvillon, Comodita

3 orë më parë
Aktuale

“Radio Televizioni i Kurtit”, aktivisti i PSD-së ndërpret lajmet qendrore të RTK-së

3 orë më parë
Aktuale

Vrasja në Prizren, Prokuroria kërkon vazhdimin e masës së paraburgimit për “Kobrën” dhe pesë të tjerët

6 orë më parë
Aktuale

Erdogan: Turqia nuk do të lejojë anëtarësimin e Suedisë në NATO

7 orë më parë
Aktuale

Hapet thirrja për Praktikë në Agjencinë e Punësimit, këto janë kushtet që duhet t’i plotësoni

7 orë më parë
Postimi tjetër

Walker: Kurti nuk po e trajton mirë marrëdhënien me SHBA-në

Pesë arsye pse ju bien flokët dhe si të ndihmoni veten

Cilat destinacione po zgjedhin vipat tanë për pushime


TË FUNDIT

Babai i Stresit “kërcënoi” Alaudinin, reagon moderatori

15 minuta më parë

Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti i është përgjigjur një varg pyetjesh në rrjete sociale nga fansat. Një...

Getinjo dhe Ana me pamje të reja nga videoklip i “Je e vetmja dashuri”

25 minuta më parë

Ana dhe Getinjo e realizuan këngën brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Teksa ky bashkëpunim u prit mirë nga...

Dea Michelle gati për të ia prishur dasmën Luizit me Kiarën

34 minuta më parë

Puthja dhe martesa e improvizuar mes Luizit dhe Kiarës, shënoi momentin më të bukur në shtëpi përgjatë kësaj kohe. Kur...

Vedati tregon premtimin që i ka bërë nëna para hyrjes së tij në BBVK

45 minuta më parë

Vedati është një nga banorët që ka një vëmendje mjaftë të madhe nga publiku. Aktori sw fundmi ka zbuluar një...

Kështu e uron Shyhrete Behluli babin e Leartës për ditëlindje

55 minuta më parë

Shyhrete Behluli është një nga këngëtaret më të dashura të muzikës popullore. Shyhretja, duket se ka raporte shumë të mira...

RTK reagon pas veprimit të aktivistit të PSD’së

59 minuta më parë

Menaxhmenti i RTK-së ka dënuar aktin e aktivistit të PSD-së Nol Nushi, i cili pa autorizim ka hyrë në studion...

MË TË LEXUARAT

Flori Mumajesi publikon foton duke u puthur me Soni Malaj

Ç’po ndodh? Agnesa Vuthaj fotografohet duke marrë infuzion

Portreti familjar: Einxhel dhe Dagz me djalin, Trev

Meghan zbulon mesazhin e parë që i ka dërguar Princ Harryt

A ka lënë Luizi një lidhje jashtë shtëpisë vip?

Grabitet një institucion mikrofinanciar në Prizren

Vrasja në Prizren, Prokuroria kërkon vazhdimin e masës së paraburgimit për “Kobrën” dhe pesë të tjerët

Stresi i dëgjon “tinza” Julin e Mbresen, ja çfarë po thonin vajza

Restoranti më i vjetër në botë mbush 298 vjeç

Vdes 14-vjeçarja, dyshohet se shkak u bë helmimi nga deodorant

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist