Ajo ka publikuar një fotografi në Instagram e që duket mjaft tërheqëse
Këngëtarja nga Shqipëria, Shqiponja Karafili apo siç e njohim Poni është e njohur për zërin e saj dhe këngët interesante që sjell për adhuruesit.
E së fundi Poni ka rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve të saj me një fotografi që ka postuar në Instagram.
Me pamje nga deti, Poni ka pozuar me një fustan të kuq i cili i ngjan shumë asaj, shkruan rtv21.tv. Ajo duket mjaft bukur dhe mjaft tërheqëse në këtë fotografi. Kujtojmë se projekti i fundit i Ponit është “Dashni e vjetër”, bashkëpunim me Irkenc Hykën.
Kënga u publikua para tre muajsh dhe arriti mbi 3 milionë klikime.