Xhevdet Pozhari, analist politik – tash e një kohë është duke e akuzuar Bashkësinë Islame të Kosovës për “manipulime”.
E gjitha nisi, kur doli oferta për shkuarjen në haxh mbi 5 mijë euro duhej të paguante një person për të udhëtuar në Arabinë Saudite.
“Kish pas dal Naim Tërnava dhe e arsyetojke çmimin e lartë për haxh. Thoshte se na jemi kujdesur që besimtarët të kenë kushtet ma të mira”, ka thënë Pozhari. “Aeroplani i kontraktuar me defekte teknike, i la besimtarët pa i çu në haxh”.
Pozhari s’është ndalur me kaq. Më vonë e ka ironizuar një donacion të Arabisë Saudite për t’i dhuruar hurme Kosovës.
“Ishalla spo ju mbushet mendja edhe naj deve me na e sjellë”, ka ironizuar ai në Facebook.
Por në fund theksoi se “po i la pak anash”, siç i cilësoi ai “dallavergjitë e BIK-ut”, për t’u marrë me çështjen e drejtësisë.