Filloi rrugëtimin e saj si moderatore qysh në moshë të re, kur ishte ende një adoleshente, shkruan “Kosovarja”.

Flasim për moderatoren më të komentuar e të dashur për publikun Blerona Zeqirin.

Tash e një kohë, moderon emisionin më të shikuar “1 kafe prej shpisë”, emision ky që e ndihmoi shumë të afirmohej si gazetare.

Krahas gjitha angazhimeve ajo nuk ka lënë vetën e saj pas, jo vetëm në paraqitjet në ekran por edhe jashtë tij.

Ajo njihet edhe si një nga femrat që kujdeset shumë për pamjen e saj duke i dhënë përkushtimin maksimal.

Ndonëse, dikur njihej edhe si moderatorja e cila ishte paksa në peshë, Blerona për një moment të papritur riktheu si me magji trupin e saj peshk.

Ndryshimet vërehen dukshëm edhe në paraqitjet e saj të fundit,e cila ka marrë jashtëzakonisht vëmendje, e që natyrisht nuk ka shpëtuar as pa komente e komplimente të shumta./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË