Presidenti Thaçi dy ditë më parë shpalli hero të Kosovës, vëllaun e e ish-deputetit të PDK-së, Adem Grabovci. Kjo kishte qenë njëra ndër dekoradat e shumta që Thaçi ua ka bërë personaliteteve të ndryshme të Kosovës.Një të tillë ai e dha edhe sot. Presidenti shpalli hero të Kosovës, dëshmorin Jakup Agushi.

Në njoftimin e tij, Thaçi thotë se se “nuk ka heroizëm më të madh se të japësh jetën në front kundër armikut për lirinë e vendit dhe popullit tënd”.


Nuk ka heroizëm më të madh se të japësh jetën në front kundër armikut për lirinë e vendit dhe popullit tënd. Para 21 vjetësh, në mëngjesin e 30 qershorit 1998, jetën e dha edhe dëshmori Jakup Agushi, të cilin në këtë përvjetor e dekorova me urdhrin “Hero i Kosovës”. Dëshmorët, jeta dhe veprat e tyre, janë themele të lirisë dhe pavarësisë sonë! HTH

MUND TË JU PËLQEJNË