Xherdan Shaqirit iu desht të qëndronte më gjatë në Çikago për shkak të një defekti të avionit kur po pritej të bashkohej me Zvicrën.
Shaqa u bë gati për udhëtim menjëherë pas ndeshjes ndaj Torontos.
30-vjeçari duhej të kishte fluturuar drejt Cyrihut të hënën mbrëma, ku do të kishte mbërritur në aeroportin e këtij qyteti.
Avioni ku ndodhej Shaqiri u desht të ulej pasi qëndroi 40 minuta në ajër.
Shaqa do të bashkohet me Zvicrën sot më vonë ose nesër në mëngjes.
Nuk dihet tani nëse shqiptari do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve kundër Çekisë.