Parada e ‘Prada’ mund të jetë ëndërr në sirtar për shumëkë mirëpo një modele kosovare një gjë të tillë tashmë e ka shndërruar në realitet!

Fjala është për Sihana Shalën, një emër premtues që ia ka dalë të sfilojë në koleksionin e Pranverë/Verë për vitin 2020 pasi ka rënë në sy të një prej kompanive të modës në Mbretërinë e Bashkuar, me të cilën ka nënshkruar kontratën e madhe.

Nga Prishtina, ajo ka hyrë në listën e ngushtë të të zgjedhurave për shpalosjen e këtij koleksioni duke depërtuar nga Prishtina drejt kryeqendrave të mëdha të modës në debutimin spektakolar.

MUND TË JU PËLQEJNË