Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në Prishtinë. Siç njofton policia, djali ka rrahur babain e tij duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Konflikti fizik kishte filluar pas një mosmarrëveshje mes tyre, bën të ditur policia.

Babai është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa ndaj djalit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Prishtinë 13.01.2020-09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht babanë e tij të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në raporton 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/

MUND TË JU PËLQEJNË