Vala

Dy ditë më parë ndodhi një ngjarje shumë e rëndë në Prishtinë.

Në fshatin Grashticë të komunës së Prishtinës, gjatë ditës së sotme iu dha lamtumira e fundit autori i privimit të trefishtë që ndodhi në Prishtinë gjatë ditës së hënë.

Hasan Krasniqi privoi nga jeta me mjet zjarri gruan e tij dhe gruan e djalit të tij.

Krejt kjo skenë ndodhi në prani të vajzës së vogël 2-vjeçare.

Gjatë ceremonisë, nuk kanë pranuar që të flasin familjarët e së ndjerit. Ata gjithë ngjarjen e kanë cilësuar si si një tragjedi.

E ndërkohë, dy gratë që humbën jetën do t’u jepet lamtumira e fundit gjatë ditës së sotme në lokacione të ndryshme.

Gruaja e të ndjerit Hysnije Krasniqi do t’i jepet lamtumira e fundit sot në ora 13:00 në Zllatar në Matiqan, kurse reja Remzije Kamberi-Krasniqi në Dragodan

Kujtojmë se në pasditen e së hënës, Hasan Krasniqi privoi nga jeta gruan e tij si dhe nusen e djalit pas një konflikti familjar që këta të fundit kishin pasur.

E gjithë ngjarja besohet të ketë ndodhur në prani të mbesës 2 vjeçare.

Organet e hetuesisë kosovare janë duke i vazhduar hetimet lidhur me këtë rast. Ndërkohë që trupave të pajetë tashmë u është kryer analiza e obduksionit.

Sipas policisë, i dyshuari për këtë vrasje, i ndjeri, Hasan Krasniqi, kishte qenë i njohur për policinë. Ai edhe më herët kishte pasur lëndë për konflikt familjar.

 

MUND TË JU PËLQEJNË