Vala

Secili student a studente është histori në vete. Njëra nga studentet e Universitetit të Prishtinës, Donjeta, flet haptazi për jetën e saj studentore, çastet e mira në fakultet, por edhe rënien në provime, shkruan “Kosovarja”.

Një profesor imi ma kishte vënë syrin qysh nga fillimi i vitit universitar, kurse tash veç jam në përfundim të vitit të tretë.

Kush do të kishte ide se ai profesor, shumë i vjetër në krahasim me mua, do t’i qite kushte studentes, vetëm e vetëm që të ishte me të në kabinetin e tij?

Çka do të bënte ai njeri me vajzën e re, për shembull? S’di nga ishte frymëzuar në mua ai njeri?

Në fakultet e njihnin si profesor serioz, me alamet titull, me libra të botuar. Por, ai nuk e vlerësonte dijen time, po pamjen time…

Megjithëse, që moti, një shoqe imja, e cila, si duket, kishte pasur fatin tim, më pat thënë se nuk ekziston njeri si ai që mund të të detyrojë ta braktisësh fakultetin, por ishalla nuk ta vë syrin se do ta kesh shumë vështirë.

Kjo gjë më shqetësoi shumë, duke menduar se edhe mua profa do më qet kushte dhe vajhalli për mua…

Një ditë, teksa prisja të hyja në ligjërata, aty pari kaloi profa im, i cili, posa më pa, erdhi te unë dhe më tha:

“Fare pak je e interesuar për mësim dhe është mirë të interesohesh më shumë, përndryshe të pret nota negative në provim!”.

Vetëm unë e profa – ballë për ballë
Në afatin e qershorit të vitit të kaluar, edhe unë, si studentë të tjerë, u gjenda në provim. Provimi, veç me shkrim, mbahej edhe me gojë. Prisja t’më thërriste me emër, siç i thërriste të tjerët, por ermin tim nuk e thërriste.

Hyra në sallën ku pyeste profesori dhe i thashë:
“Profë, emrin tim nuk e thërritët. Pse?”.

“Meqë nuk ta kam thirr emrin, atëherë mbetesh për në fund”, ma ktheu ai.

Pas kësaj u ktheva në banesë, jo larg fakultetit, meqë rendi nuk do më vinte deri vonë pasdite. Kah ora 16 u ktheva në fakultet. Profa ishte në korridor. Posa më pa, më tha: “Eja brenda të të pyes!”.

Kur hyra brenda, salla ishte boshatisur nga studentët. Vetëm unë e profa ballë për ballë. Menjëherë ma dha një pyetje, pastaj edhe një tjetër dhe para se t’ma jepte pyetjen e tretë, të fundit, më tha:

“Deri tash nuk je përgjigjur kurrqysh, zonjushë! Një gjë duhet ta dish: Ti më pëlqen shumë, por nuk paske mësuar”.

Pa një e pa dy u ngrita në këmbë dhe i thashë:
“Profë, sipas jush, nuk paskësha mësuar sa duhet, a?!”.

“Po, prandaj duhet të vish në afatin tjetër”, ma ktheu me gjakftohtësi ai.

Dhe, erdhi afati tjetër…
“Por, edhe në afatin tjetër e njëjta procedurë. E fundit u thirra nga profa që të hyja në provim.

“Me siguri, tashmë ke mësuar më shumë, a?”, më pyeti profa.

“Vetëm lëndën tuaj e kam përgatitur tërë verën, asgjë tjetër”, ia ktheva unë.

Pas pyetjes së parë dhe të dytë, pasuan fjalët e profës:
“Më vjen keq, por duhet të vini edhe në afatin e ardhshëm”.

Dhe, pa një e pa dy u ngrita në këmbë dhe e lëshova sallën, sepse zgjidhje tjetër nuk kisha…

Por, për çudi, në afatin e tretë profa nuk më la në fund, si herëve të tjera, por më pyeti të parën dhe me mua filloi notën kaluese”. D. H. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË