Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për një seancë të re ketë të enjte më 16 qershor.
Në rend të ditës të kësaj seance do të jetë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Fondet Pensionale të Kosovës që parasheh lejimin e tërheqjes së deri në 30 përqind të kursimeve pensionale nga ana e qytetarëve.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se Partia Demokratike e Kosovës u bën thirrje partive të që të reflektojnë karshi kërkesave të qytetarëve.
Edhe kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar nga deputetët e shumicës që të reflektojnë lidhur me projektligjin për TRUST-in.
Shefja e Grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila tha sot se kjo iniciativë nuk bën zgjidhje për kategoritë me nevojë në Kosovë.
“Qëndrimi ynë është kundër, pra ka të bëjë me mos mbështetjen e një iniciative që është i dëmshëm për sistemin financiar të Kosovës dhe nuk bën zgjidhje për kategoritë me nevojë në Kosovë”, tha ajo.
Projektligji për TRUST-in ka kaluar për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës, pa marrë miratimin e komisionit përkatës.