Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Protesta antiqeveritare në qytetin e Bejrutit

nga Revista Kosovarja

Protestuesit u përleshën me forcat e sigurisë libaneze në demonstratat antiqeveritare në Bejrut.

Policët gjuajtën gaz lotsjellës në drejtim të dhjetëra njerëzve që protestonin pranë parlamentit të Libanit.

Demonstruesit u zemëruan pas shpërthimit shkatërrues të së martës, për të cilën zyrtarët thonë se u shkaktua nga 2,750 ton nitrat amoniumi të ruajtur në mënyrë jo të sigurt që nga viti 2013.

Moneytizer Paragrafi 4

Shumëkush thotë se pakujdesia e qeverisë shkaktoi shpërthimin, i cili vrau të paktën 137 njerëz dhe plagosi rreth 5,000 të tjerë, transmeton Telegrafi.

Shpërthimi shkatërroi një pjesë të madhe të portit detar të Bejrutit gjersa shumë shtëpi dhe biznese përfunduan në rrënoja. Dhjetëra njerëz ende konsiderohen të humbur.

Ndryshe, agjencia shtetërore e lajmeve thotë se 16 persona janë arrestuar si pjesë e një hetimi të shpallur nga qeveria.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]