Nën moton “Drejtësi dhe Liri”, filloi protesta kundër vendimit të Gjylatës Penale për rastin “Monstra”.
Protestusit u grumbulluan në Çair dhe po vazhdojnë rrugën drejtë Gjykatës dhe më pas edhe para Qeverisë.
Protestuesit po brohorasin “Pa drejtësi s’ka liri”., “Bashkohuni me ne”, “Poshtë tradhtarët-liri popullit”.
Kujtojmë se për rastin “Monstra” Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq u dënuan me burgim të përjetshëm, për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë. Haki dhe Fejzi Aziri u dënuan me nëntë, respektivisht 15 vjet burg.
Gjykata Penale i shpalli ata fajtorë për veprat penale terrorizëm, respektivisht, për ndihmë.
Organizuesi i protestave Bedri Ajdari, tha se jep afat prej 10 minutave që të vendosin për të tërhequr policinë dhe t’i lejojnë ta ushtrojnë të drejtën tyre demokratike.
“Kërkoj ta lironi rrugën, në mënyrë që të mos eskalojë situata. Kush është përgjegjës për policinë, ka afat prej 10 minutave të vendosë të tërheqë policinë”, tha Ajdari.
Ai i ftoi policët që t’i bashkangjiten protestuesve dhe të mos bëhet mjet i pushtetit.