Kaltrina Selimi njihet si një ndër këngëtaret më simpatike në vend.

Me zërin e saj të ëmbël ka arritur ti qëndrojë besnike për shumë vite radhazi publikut, shkruan “Kosovarja”.

Si te shumë artiste tjerë edhe Kaltrina ka pasur shkëputje për një kohë të shkurtë nga bota e muzikës.

Pak ndoshta nga obligimet pas martesës, e pak edhe për ndonjë arsye tjetër personale.

Pas tejkalimit të kësaj situate, Kaltrina u rikthye edhe më e fuqishme në tregun muzikor.

Edhe pse duke bërë një ndryshim në zhanrin e muzikës çka edhe ishte për tu habitur, por edhe u mirëprit krahëhapur prej publikut të saj.

Tani fansat e saj kanë mundësinë që Kaltrinën ta ftojnë e ti jep hijeshi ahengjeve të tyre.

Ky ishte ndryshimi më i madh i Kaltrinës pas martesës,madje edhe po ia sheh hajrin si shumë artistë tjerë të këtij zhanri./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË