Pas përfundimit të “C’est la vie”, moderatorja shumë e dashur për publikun, Marina Vjollca i ka munguar ekranit prej më shumë se një viti.

Gjatë kësaj kohe është përfolur shpesh se Marina do rikthehej me emision të ri, po kjo nuk ndodhi dhe shkak u tha se ishte bërë Getoari.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Geti u shpreh se arsyeja pse Marina nuk po rikthehet është fakti se ajo është shumë selektive.

“Na ka dalë nami kot por nuk është ashtu. Unë me Marinën jemi tipa njësoj në këtë pikë prandaj e kemi gjetur njëri-tjetrin. Ajo është tip që zgjedh, e ka të vështirë të vendosë, ka atë kokën e vetë”, u shpreh Geti.

MUND TË JU PËLQEJNË