Këngëtarja Kaltrina Selimi është ndër ata zëra që nuk bëhen bajat. Sa herë që shfaqet, mirëpritet nga publiku, i cili është mësuar prej shumë vitesh me zërin e saj të ëmbël e karakteristik, shkruan “Kosovarja”.

Kaltrina i ka pakësuar projektet, e një prej arsyeve që është shumë më pak prezente në industrinë e muzikës, është se këngëtarja po jeton larg Kosovës.

Siç dihet, këngëtarja Kaltrina Selimi bashkë me të shoqin dhe djalin e tyre jetojnë në Londër, atje ku i shoqi i saj jetonte edhe para se të njihej me këngëtaren e njohur kosovare, shkruan “Kosovarja”.

Ndryshe, nga burime të afërta kuptojmë se Kaltrina është mjaftë rehat në Londër, e ndonëse nuk ekspozohen shpesh bashkë, ajo dhe bashkëshorti jetojnë një marrëdhënie të bukur dashurie.

Çifti Kaltrina Selimi e Driton Stublla janë prindër të një djali dhe ndoshta së shpejti mund të kemi lajme për shtimin e familjes.

Ndryshe, ka kohë që Kaltrina nuk del me të shoqin dhe shoqërinë e saj./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË