Vala

Ka kaq shumë fjalë për ta përshkruar një marrëdhënie intime, por “ e dhimbshme” është fjala që askush nuk do të donte të zgjidhte për të përshkruar marrëdhënien e vet.

Marrëdhenia duhet të jetë gjithnjë e pëlqyeshëme nga të dy partnerët dhe mos të shkaktojë pakënaqësi.

Më poshtë do të lexoni të gjitha arsyet se përse ajo mund të jetë e dhimbshme për femrën.

Ju nuk jeni të lubrifikuar

Ndonëse vagina juaj është vetëlubrifikuese, ndodh që për arsye të ndryshme ju të vuani nga thatësia vaginale.Ju jeni alergjik ndaj lodrave dhe produkteve që mund të përdorni gjatë aktit.

Lubrifikantët bëhen me kimikate të ndryshme që mund të çekuilibrojnë pH e vaginës. E njëjta gjë vlen edhe për kondomët me përmbajtje lateksi.

Qimet pubike mund ta bëjnë gjithashtu një eksperiencë të pakëndshme dhe të dhimbshme.

Ju sapo keni lindur! 4 deri në 6 javë pas lindjes femra nuk duhet të kryeje marrëdhënie seksuale, në të kundërt marrëdhënia do të jetë mjaft e dhimbshme.

Ju keni një infeksion apo sëmundje të transmetueshme.

Këto të fundit mund ta bëjnë seksin gjithashtu të dhimbshëm.

Nëse për një kohe të gjatë nuk keni kryer marrëdhënie, do të ndiheni si një virgjëreshë ne shtrat. /