Shkurte Fejza është këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, e cilësuar edhe si mbretëresha e muzikës, që për më shumë se 40 vite mbetet shumë e dashur për publikun e gjërë.

Shkurta thotë se është e lumtur me karrieren e saj, por edhe të vajzes së saj, Greses.

“Jam e lumtur që vajza ime ka trashëguar talentin për të kënduar dhe jam e kënaqur me punën e saj. Pos talentit, ajo ka arritur edhe ta mësojë, si të them, zanatin e të kënduarit dhe po shkon shkallë-shkallë, duke e ngritur cilësinë”.


Këngëtarja është shprehur se në anën tjetër, i dhimbset e bija, sepse po jeton dhe krijon në rrethana shumë të pavolitshme për artin muzikor.

Nënë e bijë, shpesh janë në dasma e ahengje bashkë dhe duo e tyre po funksionon shumë mirë, shkruan “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË