Numri i të rinjve dhe adoleshentëve që ndihen të palumtur, në depresion e të pikëlluar është rritur në masë të madhe.

Sipas figurave të fundit, ka pasur një rritje drastike të çrregullimeve në disponim dhe të stresit psikologjik tek adoleshentët dhe të rinjtë në përgjithësi, transmeton Telegrafi.

Ekspertët kanë treguar se ka pasur një rritje prej 52 për qind në çrregullimet e disponimit të cilat shpijnë në mendime depresive dhe munden të shpijnë edhe në rezultate të vetëvrasjes mes adoleshentëve të moshave nga 12 deri 17 vjet.

Përveç kësaj, një rritje prej 63% në çrregullime të tilla është vërejtur edhe te të rinjtë e moshave nga 18 deri në 25 vjet.

Psikologët pohojnë se janë dy fajtorë modernë për këto figura:

– Rritja e komunikimit elektronik

– Zvogëlimi i kohës së gjumit

Sasia e komunikimit të vërtetë duket se është zvogëluar në nivele minimale ku fëmijët e shpenzojnë tërë kohën e lirë duke komunikuar me miqtë përmes internet ose duke shikuar video në YouTube, përmbajtja e të cilave po ashtu mund të jetë arsye për ndjenja të palumturisë dhe çrregullimeve të disponimit.

Pasi që koha e shpenzuar në internet kalon shumë shpejt, ata e kanë më të vështirë t’i lënë mënjanë pajisjet elektronike dhe të flejnë herët. Si rezultat, adoleshentët bëjnë më pak gjumë në mënyrë që mos t’iu ikë diçka e rëndësishme në internet.

MUND TË JU PËLQEJNË