Një muaj më parë, Elita Rudi dhe Gjiko fituan epitetin prind.

Elita Rudi solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan Zëri, vogëlushi tani ka mbushur një muaj jetë.

Moderatorja dhe reperi kanë vendosur që me rastin e ardhjes në jetë të djalit, t’i organizojnë një festë madhështore.

Në rrjete sociale tashmë janë publikuar pamjet nga kjo festë, e në një fotografi shihet Elita me djalin në duar, ndërsa prapa saj po qëndronte nëna e Gjikos.

Moderatorja dukej elegante e veshur me një fustan, teksa flokët i kishte lëshuar në krahë. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË