Njëri komedian iu kishte paraqitur Haradinajt si ish-presidenti ukrainas, Poroshenko U publikua biseda e kryeministrit Ramush Haradinaj me komikët rusë që bënë bujë këto ditë pas bërjes publike të kurthit të tyre që ia bënë kryeministrit të Maqesdonisë së Veriut Zoran Zajev.

Njëri nga komikët rusë i është paraqitur kryeministrit Haradinaj në emër të ish-presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, duke i thënë se pas zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë do ta njohë pavarësinë e Kosovës në shkëmbim të mbështetjes së Haradinajt. Në këtë bisedë telefonike Haradinaj i premton mbështetje komikut të prezantuar si Poroshenko, duke i thënë se do ta përkrahë publikisht përmes llogarisë së tij në Twitter.

 

MUND TË JU PËLQEJNË