Raste shumë të shpeshta janë bërë ato të lëndimeve të punëtorëve në vendin e tyre të punës.

I fundit ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në Prishtinë.

Në QKUK nuk kanë pranuar ta japin shumë informata, vetëm se kanë konfirmuar se një person është duke u trajtuar dhe se ka pësuar lëndime të rënda.

Edhe një punëtor është lënduar sot në vendin e tij të punës. Ai tashmë është duke u trajtuar në QKUK.

Gazeta Express ka mësuar se ky punëtor ishte duke punuar në objektin që njihet si “44 katëshe” në Prishtinë.

Një dëshmitar nga vendi i ngjarjes ka treguar se punëtori i lënduar ishte duke punuar për një kompani të Shqipërisë, e cila është e kontraktuar për të punuar në këtë ndërtesë.

“ Ai punëtori është lënduar rreth orës 16:00. Unë sa e kam parë është lënduar rëndë dhe është dërguar në QKUK”, ka treguar ky dëshmitar.

Kurse më Qendrën Klinike Universitare kanë treguar se një person është duke u trajtuar dhe se është në gjendje të rëndë.

“ Eshët në gjendje të rëndë. Ka ardhur për trajtim kah ora 16:00. Nuk mund të japim më shumë informata”, ka thënë doktori Adem Jaha.

MUND TË JU PËLQEJNË