Vala

Një vet-aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Zahir Pajaziti”, afër ish-terminalit doganor në Podujevë.

Në fotografi shihet një veturë të ketë humbur drejtimin, me ç’rast edhe ka përfunduar në një kanal.

Mësohet se përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, në këtë aksident s’ka pasur të lënduar.

E, për këto punime të cilat janë duke u bërë përgjatë kësaj rruge të qendrës së qytetit, kritika ka dhënë këshilltari i VV-së, Fitim Haziri. Sipas tij, pusetat e hapura dhe jo me shenja paralajmëruese për një kanal, janë rrezik për qytetarët e Podujevës.

“Problemin që e patëm ngrit në nëntor 2018 nga frika që mund të pësojë ndonjë qytetar në këto gropa të cilat që një vit hapen e mbyllen, sot paska pësuar një qytetar, dhe për këtë është përgjegjëse qeveria Veliu dhe Kompania e cila është duke kryer punimet që nuk ka ofruar siguri për qytetarët. Është e drejt e personit në fjalë që ka pësuar aksident dhe e inkurajojmë që të ushtroj padi ndaj Komunës dhe le ta bënë atë”, ka shkruar ai./Gazeta Blic/.

MUND TË JU PËLQEJNË