Pak nga estrada kemi këngëtare që edhe pse kanë lënë anash muzikën, kujtohen me nostalgji dhe mall.

E nga këto pak këngëtare që u kujtua gjithmonë dhe u strehua në mendimet më pozitive të njerëzve është Shkena Dubova, shkruan Kosovarja.

Këngët e saj të bukura dhe projektet e magjishme jo vetëm që e drejtuan në majat e suksesit, por me kalimin e viteve e shndërruan në personazhin më të ndjekur dhe më të kërkuar.

Tani e gjithë ajo çfarë na shoqëron nga këngëtarja simpatike, janë fotografitë dhe paraqitjet e saj të zjarrta.

Përveç kësaj, ka diçka që me vite po i shoqëron shumë persona dhe po gjejnë ilaç për shëndetin e tyre.

Ajo është qendra e dobësimit, ku prej vitesh Shkenda drejton këtë biznes, dhe epiteti i së cilës po përmendet gjithandej, e që mbrapa saj qëndron puna e përkushtuar dhe suksesi i pafund.

Në qendrën e saj të dobësimit, shumë persona janë shndërruar në top formë, duke përfshirë këtu edhe shumë fytyra të njohura.

Siç e dijmë, kjo qendër është e hapur në shumë pika të Kosovës, e që pas kërkesave të shumta është hapur edhe në Prizren.

Duke e njohur shpirtin e pastër dhe të mirë të Shkendës, ajo ka vendosur që stafin ta dërgojë në rritje dhe të shpallë konkurs për punëtore.

Se kush do ta ketë fatin të rrëmbejë këtë punë nuk e dijmë, mirëpo një e dijmë që me të bukurën Shkendë do t’ia kalojë shumë mirë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË