Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka ndarë 20 mijë euro për ndërtimin e shtëpisë për fëmijët e familjes Mavroqani nga komuna e Kamenicës, të cilët humbën nënën e tyre, vrasje kjo e cila dyshohet të jetë kryer nga babai i tyre.
Sipas një njoftimi për media thuhet se ndërtimin e shtëpisë për këta fëmijë e kanë rekomanduar Qendra Sociale në Kamenicë
“Këta fëmijë në një ngjarje tragjike dhe kriminale në shtëpinë e tyre humbën nënën nga akti kriminal i vrasjes nga babi i tyre dhe tani kanë mbetur pa prindër. Qendra Sociale e Komunës së Kamenicës dhe shërbimet shëndetësore psikologjike kanë rekomanduar që fëmijët të mos kthehen në shtëpinë e tyre të vjetër ku ka ndodhur krimi i rëndë për arsye të efekteve psikologjike që mundë të shkaktohen në ndërtimin e personalitetit të tyre”, thuhet në njoftim.