Receta e qofteve me lulelakër dhe patate është një alternativë e shijshme dhe e këndshme e qofteve tradionale. Përgatitet thjesht, ka kosto minimale dhe me shumë vlera për shëndetin.
Përbërësit:
300 gr patate
250 gr lulelakër
1 vezë
2 lugë gjelle miell
2 lugë gjelle parmixhan i grirë
5 lugë gjelle peksimadhe
150 gr djathë tip provola
kripë dhe piper
Përgatitja:
Si fillim ziejmë për 15 minuta lulelakrën
Lajmë dhe qërojmë lëkurën e patateve dhe i vëmë të ziejnë
I shtypim më pas pataten dhe lulelakrëndhe i k thejmë në pure
I lëmë të ftohen
Grijmë imët djathin dhe e bashkojmë në një enë bashkë me parmixhanon
Shtojmë purenë dhe i përziejmë, pastaj shtojmë miellin dhe vezën
Kriojmë një përzierje të dendur dhe e rregullojmë me kripë e piper
Vendosim letër furre në një tepsi dhe ndezim furrën në 180 gradë
Marrim një lugë nga brumi dhe e kalojmë në bukën e grirë të thekur, më pas i rreshtojmë ntë tavë.
Veprojmë kështu derisa brumi të përfundojë dhe më pas i pjekim për 15 minuta.