fbpx

QUINT mbështet Kosovën në KiE pasi ta çojë draftin e Asociacionit në Gjykatë, çfarë u tha mbrëmë në Pressing?

nga Revista Kosovarja

Burim Ramadani, ish-kryeinspektor i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), ka folur në “Pressing” të T7, të martën për çështjen e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai ka thënë vendet e QUINT’it do të bëjnë një kërkesë në drejtim të Qeverisë së Kosovës ku do të kërkohet procedimi i draft -statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo si parakusht që Kosova të mund të llogarit se do t’i ketë votat për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës.

“QUINT’i do t’i paraqesë Qeverisë së Kosovës dhe kryeministri Kurti faktet ose kërkesën, qëndrimin që procedimi i Asociacioni në Gjykatë Kushtetuese është parakusht për votat në Këshill të Evropës dhe kjo sipas të gjitha gjasave mund të ndodh gjatë kësaj jave”, ka thënë Ramadani.

Më tutje, ai ka thënë se brenda QUINT është larguar kushti i shpronësimeve në veri, duke mbetur vetëm Asociacioni.

“Ka pasur zhvillime gjatë kësaj periudhe të fundit, ka pasë kompromis edhe brenda QUINT’it, është tërhequr parakushti për çështjen e shpronësimeve në veri. Një shtet ka kërkuar që të largohet çështja e shpronësimit si parakusht”, ka thënë Ramadani./Express


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]