Qumështi i bletës është një produkt i krijuar nga gjëndrat hipofaringeale të bletëve të reja dhe shërben për ushqimin e mbretëreshës dhe të larvave.

Ështe pikërisht ky ushqim, që e mban mbretëreshën në jetë për tetë vjet, duke ditur që një bletë e zakonshme, e cila ka lindur nga e njëjta vezë me mbretëreshën, jeton vetëm 45 ditë.

Qumështi i bletës është tonik, energjik, antiseptik dhe përmban një tërësi vlerash ushqyese.

Ai jep efekte pozitive për shëndetin e njeriut dhe gjithashtu përdoret në maska bukurie.

Qumështi i bletës ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, është si krem dhe ka shije të thartë me pak aromë.

Përbërësit e qumështit të bletës

1. Ujë: 66%

2. Karbohidrate: 14%

3. Proteina: 13%

4. Yndyrna: 4,5%

5. Lëndë minerale: 0,7%

6. Vitamina dhe disa lëndë të pa njohura: 1,8%

Qumështi i bletës përmban të gjitha aminoacidet esenciale për njeriun. Në të, gjenden shumë enzima me derivatet e tyre dhe sheqernat, fruktozë e glukozë.

Minerale si kalium, kalcium, natrium, zink, hekur, bakër dhe mangan. Vitamina tepër të rëndësishme si B1, B2, B5, B6, acid folik dhe vitaminë H madje dhe hormone si progesteron, estrogjen, testosteron.

MUND TË JU PËLQEJNË