Të gjithë e njohin Sevdai Radogoshin apo ndryshe me emrin e njohur Qumilin.

Ai vazhdon të mbetet ikonë e aktrimit shqiptar, dhe të lërë gjurmë ngado që merr pjesë me skeqet dhe prezantimet e tij, shkruan Kosovarja.

Humoret e tij, skeqet e panumërta e të qeshurat e pafundme që ka dhuruar tek publiku, ka bërë të jetë i dalluar dhe i veçantë jo vetëm në vend por dhe në diasporë.

Aktori gjakovar ende konsiderohet të jetë i tillë, i palodhshëm dhe i pakrasueshëm, sa kërkesat dhe thirrjet për humore të vazhdueshme i ka të panumërta.

Andaj, ai nuk ndalet kurrë së punuari, duke sjellë sa më shumë risi dhe projekte afatgjate për fansat e tij.

Qumili, me shumë gjasë të ketë filluar dhe xhirimet e vitit të ri, pasi që ndau një sekuencë të shkurtër të projektit të tij që është duke e xhiruar.

Aty shihet në njërin nga rolet e tij të shumtë, dhe hypur në gomar, dhe menjëherë pas kësaj e shohim në motor.

E, sa shumë po të sjellin valët e jetës ore Qumil, e as vet nuk po e di. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË