Xhamitë nuk po hapen, një grup qytetarësh kanë zgjedhur të falen në shesh si shenjë proteste për këtë gjë.
Grupi i qytetarëve po faleshin në mbikëqyrjen e policisë, por në anën tjetër aty janë parë edhe fëmijë duke u falur.
Në fotografitë e siguruara nga lajmi.net, shihen se në grumbullin e njerëzve që falen në shesh, janë të pranishëm edhe fëmijë.
Mos-hapja e xhamive ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, derisa kreu i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava në një konferencë për media sot, theksoi se ende nuk ka kushte për hapjen e xhamive dhe për falje nëpër xhami.
Kujtojmë, se Xhamitë janë mbyllur pak pasi që në vend kishin hyrë në fuqi masat e izolimit për shkak të COVID-19, në mes të muajit mars.
Në anën tjetër, sot është raportuar se është organizuar edhe peticion lidhur me hapjen e xhamive që deri më tani ka arritur në 5000 mijë nënshkrime.