Kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Këshillin e Europës, ka thënë se presidenti aktual amerikan, Joe Biden e quante Thaçin Xhorxh Washingtoni i Kosovës por në këtë rast është më mirë të quhet si Josep K.Rama ka thënë se ky proces i ngjason Procesit të Kafkës që ka përshkruar një proces të montuar juridik në një nga perlat e letërsisë botërore.
“Joe Biden e kishte zakon ta quante Xhorxh Washingtoni i Kosovës por në këtë pikë do të ishte më e përshtatshme ta quanim Josep. K duke qenë se ashtu si personanzhi i Kafkës tek Procesi u arrestua nga autoriteti i largët i panjohur, pa e kuptuar se për çfarë ishte akuzuar”, ka thënë Rama.
Tutje, Rama ka thënë se Thaçi ka dalur me dinjitet nga zyrja e presidentit duke besuar në drejtësi ndërkombëtare.
“Presidenti Thaçi dha dorëheqje në verë u largua me dinjitet nga zyrja, e vendosi veten në dispozicion të drejtësisë në mënyrë të përsëritur deklaroi se i besonte drejtësisë ndërkombëtare sepse në fund të fundit për drejtësinë e kishte vënë jetën në rrezik”, ka thënë Rama.
Kujtojmë se nuk është gjetur asnjë provë që implikon Hashim Thaçin apo të tjerët në krimet e pretenduar të Raportit të Dick Martyt.