fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Rama i pyet shqiptarët: A duhet të legalizohet kanabisi?

nga Revista Kosovarja
4 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

“A duhet të lejohet kultivimi i kanabisit mjekësor në Shqipëri?”, kjo është pyetja që kryeministri shqiptar Edi Rama u drejton këtë të diel shqiptarëve në kuadër të nismës për këshillimin Kombëtar me qytetarët.

Rama ka ftuar të gjithë qytetarët që të japin opinionin e tyre pa u ndikua, ndërsa shton se ka ardhur koha të lihen pas krahëve llogoret përçarëse.

“Për të ecur më shpejt e për t’u ngjitur lart, kemi nevojë të lëmë pas krahëve llogoret përçarëse të partive dhe të dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin! Ju ftoj të gjithëve të jepni opinionin tuaj në këtë proces popullor që zhvillohet për herë të parë dhe është i hapur për çdo shqiptar, kudoqoftë jeton e banon, pavarësisht bindjeve e simpative politike” shkruan Rama.

Pyetësori i këshillimi kombëtar të qeverisë me qytetarët, nismë e njoftuar nga kryeministri Rama disa javë më parë, përfshin 12 pyetje, disa prej te cilave për tema të ndjeshme që diskutohen në opinionin publik.

Ndër çështjet për të cilat u kërkohet opinion shqiptarëve përmes kësaj ankete ka nga ato familjare e sociale, siç janë trajtimi i nënave me shumë fëmijë të mitur, vaksinimi i detyrueshëm për kovid, kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore e deri tek tema me fokus me specifik si amnistia fiskale për paratë e emigrantëve, vetingu i gjyqtareve dhe prokuroreve apo integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në këtë anketë, që gjithsesi nuk është detyruese, shqiptarët përballen edhe me pyetje për nismën Ballkani i hapur, për të cilat si politikanë ashtu dhe eksperte të ekonomisë e fushave të tjera, janë të ndarë në mendime apo dhe të paqartë në pritshmëri.

Ajo që vihet re është se para se i anketuari të zgjedhë njërën nga 3 fushat e përgjigjes, anketuesi ( në këtë rast qeveria) i tregon opsionin apo qëndrimin e saj për temën.

Konkretisht; pyetja “nëse i sjell apo jo përfitime Shqipërisë nisma Ballkani i hapur”, pasohet nga sqarimi sugjestionues se “aktualisht ekzistojnë shumë barriera lidhur me lëvizjen e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Por Ballkani i Hapur do ti rrëzonte ato dhe do t’i sillte Shqipërisë dhe shqiptarëve avantazhe të reja”.

Pyetësori është anonim, dhe mund të plotësohet nga kryefamiljari apo të tjera familjarë mbi 18 vjec. Por autorët janë kujdesur tu kujtojnë qytetarëve, të cilëve do tu bjerë në dorë se mund të lënë të dhënat individuale të kontaktit nëse dëshirojnë, për të vazhduar komunikimin me përfaqësuesit e qeverisë mbi çështjet për të cilat u është kërkuar opinion.

Anketimi “Le të dëgjojmë njëri-tjetrin” nuk është e para urë komunikimi mes qeverisë së kryeministrit Rama me shqiptarët. Ekzistojnë portale qeveritare ku qytetarët ftohen të shprehin ankesat, në pritje të zgjidhjes së tyre nga institucionet përkatëse. Ajo që është e rëndësishme dhe mbetet të shihet në këtë rast është si do të administrohet dhe materializohet opinioni i shqiptarëve që do të përgjigjen në këtë anketim

Pyetja 6 në pyetësorin e Këshillimit Kombëtar:

Ka njerëz që thonë se Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për arsye përdorimi vetjak. Të tjerë thonë që kanabisi nuk duhet të lejohet as për qëllime mjekësore. Si mendoni ju?

Kanabisi mjekësor, i cili është i ndryshëm nga kanabisi për përdorim vetjak, provohet gjerësisht nga shkenca se ka efekte kurative. Megjithatë, siç rezulton nga eksperienca e vendeve të ndryshme të rajonit apo botës, shfrytëzimi i kontrolluar i kanabisit nga shteti ka impakt shumë pozitiv jo vetëm në shëndetësi, por edhe në rritjen ekonomike dhe në luftën kundër shfrytëzimit të paligjshëm të kësaj bime.

Opsionet e përgjigjes:

-Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit mjekësor.
– Nuk kemi nevojë për këtë nismë.
– Nuk di të gjykoj mbi këtë çështje.


Etiketa: Edi Rama

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Detaje trishtuese se si rreshteri policor torturoi zyrtaren policore në Pejë

28 minuta më parë
Lajme

Në 23 vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit, organizohet vizitë në shtëpinë muze që mban emrin e tij

2 orë më parë
Aktuale

Mot i nxehtë gjatë kësaj jave në Kosovë

2 orë më parë
Aktuale

Reagon mjeku pas vdekjes së 17-vjeçarit nga Lipjani: Përkundër masave tona mjekësore, shpirti i i tij u ngjit lartë

11 orë më parë
Aktuale

Aksident në Prishtinë: Vetura godet katër persona në zebra te “Rruga B”

11 orë më parë
Lajme

Bad News Eagles përfundojnë garën në turneun më të madh në CS:GO

12 orë më parë
Postimi tjetër

Ish konkurrentja e "Për’puthen": Më kërcënuan me vdekje, u mbylla në shtëpi dhe kalova në depresion...

"Bën kot sikur je sëmurë se ke nevojë për vëmendje”, Beniada ngacmon Donaldin

Cilat janë shenjat më djallëzore të horoskopit?

TË FUNDIT

Publikohet lista me fituesit në ‘Billboard Music Awards 2022’

8 minuta më parë

Të dielën është shpallur lista e fituesve në ‘Billboard Music Awards’. Ngjarja u zhvillua në MGM Grand Garden Arena në...

Lidhja e re e Robert Berishës “kris” raportin me Nora Istrefin, ish çifti merr vendimin e papritur

8 minuta më parë

Vetëm pak ditë pasi Robert Berisha konfirmoi se është në një lidhje, është vënë re një lëvizje nga ana e...

Detaje trishtuese se si rreshteri policor torturoi zyrtaren policore në Pejë

28 minuta më parë

Senad Hamzic me gradën e rreshterit policor në Drejtorinë Rajonale në Pejë është ndaluar për 48 orë, pasi dyshohet se...

Gabimet që bëjnë të gjithë kur i vendosin enët në makinën e larjes, andaj dalin të pista

38 minuta më parë

Gabimi më i zakonshëm është shpëlarja e enëve! Pavarësisht se këto pajisje nuk janë më një gjë e rrallë, shumë...

Keni dhimbje të këmbëve, këto janë ushtrimet më të mira për t’i qetësuar

53 minuta më parë

Shumë njerëz përjetojnë dhimbje në këmbë ose kyçin e këmbës. Të pasurit këmbë të forta mund të ndihmojë në zbutjen...

Këto janë pijet më të mira për sëmundjet e zemrës sipas dietologëve

1 orë më parë

Sëmundjet e zemrës përfshijnë sëmundjen e arterieve koronare, aritminë dhe aterosklerozën. Edhe pse janë kryesisht faktorët gjenetikë që kontribuojnë në...

MË TË LEXUARAT

Pamje nga ditëlindja e parë e djalit të dytë të Tunës

Fero i bie pishman për tatuazhet: Pasi lexova hadithet vendosa të mos bëj më, jam penduar te Zoti

Suharekasi i shkojë me revole kojshisë se ja shfrytëzoj internetin

Të famshmeve tona që kunatat ju bënë si motra

Arrestohet burri që u martua me 13-vjeçaren nga Mitrovica: Familja e vajzës e kuptoi pas dy javësh

Behgjet Pacolli analizon skualifikimin e Ronela Hajatit nga Eurovizion: E gjen ‘fajtorin’

Tre të lënduar në aksidentin e rëndë në rrugën Pejë-Deçan

Robini dhe Marigona nuk e dinin nëse është në lidhje Oriola Marashi, por ftesën ia bënë edhe atij

Ky është urimi i deputetes Adriana Matoshit për çiftin sapomartuar Robin dhe Marigona Krasniqi

Simpatizantja e Sali Berishës, e mbanë “me vete” edhe kur pi kafe

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint