Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri, teksa ka folur edhe planin franko-gjerman.
Në një postim në Twitter, kreu i Qeverisës shqiptare ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës, pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave veriore, gjyqtarëve dhe policëve serbë.
“Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA dhe BE Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të planit franko-gjerman dhe bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog”, ka shkruara Rama.
Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA&BE🇺🇸🇪🇺🇦🇱Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe DIALOG🇽🇰🤝🇷🇸
— Edi Rama (@ediramaal) November 7, 2022