Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj edhe njëherë ka uruar qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave.

Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se Gjermania edhe njëherë ka konfirmuar mbështetjen për liberalizimin e vizave, raporton Gazeta Blic.

Shënimi i plotë:

Gjermania edhe njëherë konfirmon mbështetjen e Kosovës për liberalizimin e vizave.

Në publikimin e radhës të FAZ, theksohet mbështetja e Ministrit të Brendshëm të Gjermanisë, Seehofer për procesin e liberalizimit të vizave, duke e konsideruar të justifikueshme kërkesën e kosovarëve për të lëvizur të lirë dhe duke këmbëngulur që Kosova përmbushë kriteret e nevojshme për këtë proces.

Një mbështetje të madhe këtij procesi i ka dhënë edhe deputeti i Partisë së Gjelbër Manuel Sarrazin, derisa në korrik të 2018-tës, Komisioni i BE-së konfirmoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat, e po të njëjtin vlerësim vendi e mori edhe nga Parlamenti Europian.

Tani Kosova ka krijuar ekipin e saj për të bashkëpunuar me Qeverinë gjermane, që ky proces të finalizohet sa më parë.

Kosovarët, tashmë e kanë marrë PO-në e madhe nga Gjermania, për ta jetësuar të drejtën e tyre për lëvizje të lirë.

Urime Kosovë!

RH

Loading...

MUND TË JU PËLQEJNË