Vala

Personi që mbrëmë u gjet i djegur në veturë në Prekaz të Skënderajt dyshohet se është vrarë dhe më pas është djegur.

Dyshohet se trupi i pajetë është i  I. Z. rreth 48 vjeçar, ndërsa vetura e djegur me targa vendore ishte në pronësi të tij.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahitit.

“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe hetimet fillestare të bëra nga hetuesit e Krimeve të Rënda në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja të armës.

Sipas prokurorit të rastit hetimet janë duke u zhvilluar mbi dyshime për vepër penale ‘ vrasje e rëndë’”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00.

Pasi vetura ka marrë flakë, policia me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kishin gjetur trupin e pajetë brenda. /KlanKosova

MUND TË JU PËLQEJNË