Vala

Loredana Zefi ditën e sotme mbajti konferencë për media për akuzat e bëra së fundmi ndaj saj, ku pranoi se paratë janë marrë, por gjithmonë me dëshirën dhe vullnetin e palës tjetër, në këtë rast të gruas zvicerane.

Menjëherë pas konferencës së Loredanës, ka reaguar 52 vjeçarja Petra Z.

“Është mirë kur ajo është në rregull me paratë e mia. Unë jam në qiell, “thotë ajo menjëherë pas konferencës për shtyp për 20min.ch.

“Kur e pashë të qeshurën superiore të Loredanas, nuk mund t’a shikoja më shumë. Ajo nuk ka njerzillëk”, thotë Petra Z.

“Paratë nuk ishin aspak në mënyrë vullnetare. Ajo më terrorizonte mua dhe bashkëshortin tim”Se ajo do sakrifikonte veten për familjen e saj, është thjeshtë një shfajësim për 52 vjeçaren, Petra Z.

Petra Z ishte e habitur se si gjyqësori i kishte lejuar reperes të udhëtonte jashtë vendit. Ajo shpreson tani që çifti do të kthehet në Zvicër dhe se do të kthehen paratë e tyre – shuma e plotë, jo vetëm 350.000 franga zvicerane të ofruara nga avokati./GazetaBlic

MUND TË JU PËLQEJNË