Vala

Ka ushqime të cilat nëse përgatiten dhe gatuhen në mënyrën e duhur, mund të kurojnë organizmin tonë. Tamam si një ilaç.

Ka shumë e shumë receta të tjera të cilat ndihmojnë në një shërim të shpejtë. Disa prej tyre funksionojnë vetë. Le të shohim së bashku se cilat janë më të nevojshmet, transmeton Telegrafi.

Brokoli në shtatzëni

Brokoli është një nga perimet më të pasura me ushqyes. Është një minierë vitaminash, 3 në veçanti: A, C dhe acid folik. Dhe përmban shumë kripëra minerale, sidomos kalcium, hekur dhe kalium. Përmban edhe fibra e inde me përbërje sulfurike më aftësi dizintoksinuese dhe dezinfektuese.

Falë përmbajtjes së tij të acid it folik, lakra kaçurrele është tepër e nevojshme në shtatzëni dhe kur merr pilula antingjizje: dy momente në të cilat rritet nevoja për këtë vitaminë.

Përgatitja: Lëreni brokolin nën ujin e rrjedhshëm, pastaj ziejeni dhe në 2 minutat e fundit shtoni pak trumëz dhe rigon. Priteni dhe spërkateni me vaj ulliri. Konsumojeni 2 herë në javë për 2-3 muaj. Ndërsa gjatë shtatzënisë priteni në copa dhe ziejeni në avull ose mikrovalë, kjo për të ruajtur acidin folik. Konsumojeni 2 herë në javë.

Komposto molle për zorrën e trashë

Lëngu i mollës bën mirë për tretjen, si dhe për të shmangur problemet me jashtëqitjen. Ata që kanë probleme me zorrën e trashë duhet të pinë nga një herë në ditë nga një gotë komposto frutash. Të sëmurët është mirë që larjen ta bëjnë në vaskë në pozicionin ulur, duke i shtuar ujit lëvore të bungut dhe kamomil. Por, për t’u shëruar nga infeksionet në zorrë duhen ngrënë qepë dhe hudhra të freskëta.

Mëlmesa me përbërje të barishteve natyrore që përgatitet e bluar, ka hekur dhe e përmirëson shëndetin e të sëmurëve. Përdorimi i kësaj mëlmese krijon lirimin e kapsllëkut. Mëlmesa e tillë nuk duhet të përvëlohet, por të qitet në supë apo në gjellë ashtu e “gjallë” të përzihet dhe të hahet.

Ngrënia e një molle të ëmbël para ushqimit liron zbrazjen e zorrëve. Ata që kanë zorrë përtace duhet të pinë rregullisht tri herë në ditë nga një gotë lëng molle para ushqimit.

Karotat në rimarrje të shëndetit

Karotat përmbajnë karotinë dhe vitaminë A, që mbron mukozat dhe është një antioksidues i fuqishëm: lufton qelizat e lira, përgjegjës për plakjen e qelizave. Ndihmon mjaft gjatë rikthimit të shëndetit (konvaleshencës) dhe sëmundjeve infektive: në fakt studime të ndryshme kanë treguar se riforcon sistemin imunitar.

Përgatitja: Centrifugoni 5 karrota me lëngun e një limoni. Pini lëngun në mëngjes, çdo ditë.

Boronica

Disa substanca që i japin frutit ngjyrën karakteristike, së bashku me vitaminat A dhe C e bëjnë boronicën një mrekulli që lufton varicet në vena dhe infeksionet urinare.

Përgatitja: Grini në rende 1 kg boronicë dhe vendoseni mbi zjarr. Shtojini gjysmë kg sheqer. Vëreni të vlojë në zjarr të ulët, duke e trazuar. Hiqni me një lugë shkumën që krijohet.

Hani një pjatë në mëngjes, për gati një javë dhe rrugët urinare do të dezinfektohen. Për 3-4 muaj për të parandaluar probleme me sytë dhe venat.

Energji me lajthitë

Lajthitë janë mjaft të pasura me vitaminë B, B 12 dhe E: pra janë energjetike dhe tonike. Përmbajnë magnezium dhe zink në sasi, dhe për këtë stimulojnë sistemin imunitar. Superkalorike, janë ideale për fëmijët, sportistët, të sëmurët me tumore.

Përgatitja: Përgatit një lloj marmelate duke i grirë lajthitë dhe duke i trazuar me mjaltë dhe fara soje. Hani një lugë në mëngjes për te paktën 4 javë.

MUND TË JU PËLQEJNË