Vala

Bukë e ëmbël me mollë dhe kanëllë ashtë ajo që ju duhet për një mëngjes të shëndetshëm dhe plot energji.

Provoni ta gatuani për të provuar shijen e saj të mrekullueshme.

Përbërësit e nevojshëm:

2 mollë

2 gota miell

2 vezë

1/2 filxhan gjalpë

1 filxhan sheqer

1 lugë çaji sodë buke

1/2 lugë çaji kripë

1 lugë çaji kanellë

1/2 lugë çaji karafil

Mënyra e përgatitjes:

Ngrohni paraprakisht furrën në temperaturën 175 gradë Celcius.

Në një tas shtoni gjalpin dhe sheqerin dhe përziejini ngadalë derisa të zbuten.

Në një enë tjetër shtoni miellin, sodën e bukës, kripën, kanellën dhe karafilin. Shtoni në të edhe masën e gjalpit me sheqer dhe përziejini ngadalë.

Më pas hidhni edhe mollët e copetuara imët dhe gatuajeni brumin me duar në mënyrë që të ngjeshet më mirë.

Lyeni enën e pjekjes me pak yndyrë dhe vendosni në të brumin e përgatitur.

Vendoseni në furrë të piqet për rreth 1 orë, derisa të marrë një ngjyrë kafe të errët.

Pasi të jetë pjekur, largojeni nga furra, lëreni për 15 minuta dhe më pas mund ta largoni nga ena e pjekjes.

MUND TË JU PËLQEJNË