Vala

Për përgatitjen e kësaj gjelle super të shijshmë nevoitën 90 minuta kohë, është receta për ditën e diel.

Përbërësit:

500 g gjoks pule

1 qepë e madhe

2 speca jeshilë

1 karotë

Erëza të përziera

Piper i zi

Mëlmesë keri

Vaj

200 g ajkë

Përgatitja:

Në një tigan të thellë në temperaturë mesatare qesim vajin dhe qepën e grirë imët e lëmë të skuqet derisa të marrë ngjyrë ari. Shtojmë specat e grirë dhe karotën e grirë, i fërgojmë edhe për 3 minuta.

Mishin e gjoksit të pulës e presim në copa të vogla në formë të kockave dhe e shtojmë në tiganin ku janë duke u fërguar perimet. Shtojmë edhe mëlmesat.

Pasi t’i fërgojmë për 5 minuta, duke i përzier herë pas here, shtojmë një gotë ujë, e mbulojmë me kapak dhe i lëmë të zihen për 10-15 minuta. Pasi të zihet dhe të avullohet pothuajse i gjithë uji shtojmë ajkën, e përziejmë mirë dhe e largojmë nga zjarri.

Gjella është e gatshme për ta shërbyer.

MUND TË JU PËLQEJNË