Vala

Edhe portokall edhe pulë. E tillë është kjo recetë e cila bën se bashku këto dy përbërës, fare të lehtë për ti përgatitur. Shijojeni!

Përbërësit

1 pulë

2 portokall

vaj ulliri (ekstra i virgjër “Olitalia”)

1 lugë gjelle gjalpë

sheqer kaf (“Teuta”)

2 gota lëng portokalli

2 tableta koncentrat pule(Avecrem “Gallina Blanca”)

Përgatitja

1
Në fillim marinoni pulën me kripë. Më pas qëroni një portokall. Gjysmën e ndani në feta, ndërsa gjysmën tjetër të plotë e fusni brenda pulës.

2
Fetat e portokallit i vendosni anash pulës. Sipër i shtoni vaj ulliri.

3
Në një tigan skuqni gjalpin dhe sheqerin kaf. Më pas shtoni lëngun e portokallit dhe tabletat Gallina Blanca. Trazojini mirë dhe ia shtoni pulës sipër.

4
Futeni tavën në furrë përreth 1 orë. Në fund e shërbeni të ngrohtë dhe shijojeni. Pula me portokall është gati!

MUND TË JU PËLQEJNË