E përgatitur në këtë mënyrë, sallata me lakër do të bëhet e pandarë nga tryeza juaj. Mund ta shoqëroni me çdo pjatë dhe ju merr vetëm fare pak kohë.

Përbërësit e nevojshëm:

300 gr lakër e bardhë, grirë imët

1 lugë gjelle kripë

1 karotë e grirë imët

4 lugë kos

2 lugë majonezë

1 lugë mustardë

pak majdanoz të grirë imët

gjysmë kokrre lëng limoni

kripë

piper

Mënyra e përgatitjes:

Në një enë qelqi shtoni lakrën, kripën, karotën dhe i trazoni mirë me dorë.

Ndërkohë në një enë tjetër shtoni kosin, majonezën, mustardën, kripën, piperin dhe majdanozin. Përzieni mirë.

Salcën që përgatitëm shtojani enës me lakër. Shtoni lëngun e limonit dhe i trazoni edhe një herë. Në fund e shërbeni në një pjatë dhe shijojeni.

Loading...

MUND TË JU PËLQEJNË