Vala

Në programin “E diela shqiptare” janë mbledhur sot të gjithë këngëtarët finalistë në festivalin “Kënga Magjike”, ku bisedojne dhe risjellin kenget e nates se mbremshme. Por ndërsa Ardit Gjebrea ka ftuar në skenë për të kënduar edhe Fifin me MC Kresha duket se nga regjia ka patur një problem teknik. Është dëgjuar një variant i këngës, që me sa duket nuk ka qenë ai përfundimtari dhe këngëtarja e ka ndalur këngën.

Duket se gjetja e variantit te sakte te kenges ka qene e pamundur, ndaj të ftuar nga prezantuesi i programit, Fifi dhe MC Kresha kanë kënduar live, por pa muzikë.

Në mbrëmjen finale të festivalit “Kënga Magjike” Fifi në bashkëpunim me MC Kreshën, ka fituar çmimin e tretë, ndërkohë që me votat e artistëve në vendin e parë është renditur Flori Mumajesi.

Në fakt edhe vetë Fifi, ndonëse është shfaqur me një pritshmëri të lartë nga ky festival, në votimin që ka bërë i ka dhënë pikët maksimale Florit.

Ndaj sot, përmes një postimi në instagram Fifi ka ndarë me miqtë e saj një mesazh, ku edhe një herë ka vlerësuar kolegët e veçanërisht Florin, por ku ka dashur të tregojë se vetë, është fiutuese 5 herë në këtë festival dhe ja pse:

“Nanusha… Të paktën ju që më ndiqni mua, po edhe ju të tjerët që do e shini rastëisht… arti në përgjithësi është çështje shijesh dhe në asnjë moment nuk dua që të shpërndani as energji e as komente negative. Me dinjitet dhe plot meritë, Flori Mumajesi e meritonte atë çmim për supër këngën që solli jo vetëm këtë vit në festival, po për artistin që është dhe muzikën që ka sjell ndër vite… Ndërkohë unë dje isha fituese 5 herë… për çdo tekst e këngë që ishte në finale, shkruajtur apo kompozuar nga unë… dhe unë jam shumë e lumtur që ju e morët këngën time që kam me Mc Kreshën dhe e shndërruat në hit… Kaq më mjafton e them me ose pa modesti, sido që ta quani ju… ju jam falenderuese.”- ka shkruar ajo.

MUND TË JU PËLQEJNË