Personazhi i “Republikës” në serialin vendor “Çka ka shpija” ishte roli i saj i parë me të cilin u bë e famshme dhe shumë e dashur për publikun.

Teuta Krasniqi është emri i vërtetë i aktorës e cila tani është shumë aktive në botën e artit, shkruan “Kosovarja”.

Teuta që në serial luan rolin e një vajze çapkëne dhe e tekeve, tregon se nuk e ka problem ta realizoj këtë personazh ngase e bën me përkushtim dhe dashuri.

Ndërkohë që fliste për fillimet e saj si aktore, ajo zbulon se ishte paksa e vështirë meqë për herë të para doli para një audience të madhe.

Kur është fjala te jeta private ajo për shikuesit zbuloi se është në lidhje dashurie prej një viti.
“Po jom në lidhje”, ka thënë shkurt aktorja për emisionin “Mirage”./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË