A keni dëgjuar për Restaurant La Coccinelle? Ai ndodhet në Lozanë të Zvicres dhe është një nga restaurantet me ushqimin më të mirë e numrin më të madh të klientëve të kenaqur.
Ky restaurant është historia e suksesit e shqiptarit Afrim Emini, një punëtor i zoti, i cili ja ka dalë që vizionin e tij ta bëjë realitet.
Afrim Emini, punon në fushën e gastronomisë prej 36 vitesh, ka filluar në Berlin, pastaj në Bazel dhe prej vitit 2020 në Lozanë ku ka restaurantin e tij mjaftë të frekuentuar, Restaurant La Coccinelle.
Ky restaurant që klientët i japin notën 10-të për shërbimin, cilësinë, shijen e korrektësinë, gjendet saktësisht në Romanel-sur-Lausanne kontonit Vaud dhe ka mysafir të të gjitha nacionaliteve, por edhe shumë shqiptar që shijojnë ushqimet e ndryshme që janë në meny.
Specialitetet e restaurantit janë ushqimet italiane, duke filluar nga picat, pastat e llojeve të ndryshme dhe mishi.
Verës në Restaurant “La Coccinelle” shërbehet limonat shqiptare nga shtëpija, ndërkaq në Ramazan përherë ka meny të veçanta për iftare.
Vizitohet edhe nga persona të njohur dhe me ndikim, biznemen të ndryshëm që kanë firma të mëdha e të sukseshme, etj.
Restautanti veçohet për një mori arsyesh, e ndër to edhe për pamjen shumë të bukur që ka dhe është nga të rrallat restaurante që ofron vend parkingje të mjaftueshme.
E vlen të vizitohet me familje, të shijohen gatimet, kafja dhe mikëpritja e ngrohtë shqiptare.