Rezarta Shkurta ka dhënë lajmin e shumëpritur për fansat. Pas dy vitesh pauzë, ka paralajmëruar rikthimin e saj në muzikë.

Ajo për një kohë të gjatë i është përkushtuar familjes dhe biznesit, ndërsa tani ka zbuluar se po rikthehet me këngë të re.

Rezarta i është përgjigjur ndjekësve në pyetjet që ia bënë në Instagram, e një prej tyre i shkruan “Na mungon muzika jote. Kur do dëgjojmë ndonjë këngë?”.

Këngëtarja nuk hezitoi t’i përgjigjet dhe bëri të ditur se në vjeshtë do të rikthehet me këngë të re.

“Jo me larg se dje, miqt e mi me binden qe kete vjeshte, te risjell nje dashuri”, ka shkruar Rezarta. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË