Rihanna është emëruar si muzikantja më e pasur femër në botë, me një pasuri shumë më të madhe se mbretershat tjera të muzikes: Madonna, Céline Dion dhe Beyoncé.

31-vjeçarja, Robyn Rihanna Fenty posedon pasuri prej një miliardë dollarësh, sipas Forbes – që ka përcaktuar Madonën me 30 milionë dollarë, Dion me 150 milionë dollarë dhe Beyonce me 200 milionë dollarë, shkruan CNN, transmeton Indeksonline.


Ndërsa Rihanna që njihet më mirë për hitet si “Umbrella”, “Diamonds” dhe “What’s My Name?”, del në radhë të parë pasi sipas Forbes muzikën nuk e ka burim të vetëm të pasurisë së saj.

MUND TË JU PËLQEJNË